Presidentja Osmani testohet për COVID-19

Aktuale

Presidentja Osmani testohet për COVID-19

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 22:10
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është testuar për virusin Covid-19, pasi tri ditë më parë takoi presidentin austriak, Alexander Van der Bellen, i cili sot njoftoi se ka dalë pozitiv me koronavirus.

Osmani ka dalë negativ në testimin për koronavirus.

Kjo u konfirmua për media nga këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani është testuar për COVID-19 dhe ka dalë negativ”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat