Sheholli zbulon se çfarë plani kishin serbët e veriut nëse s’do të arrihej marrëveshja

Aktuale

Sheholli zbulon se çfarë plani kishin serbët e veriut nëse s’do të arrihej marrëveshja

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 23:17
Fatmir Sheholli

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka vlerësuar se serbët e Kosovës që dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës nuk do të kthehen as pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për targat e veturave.

Sheholli në Prime Time tha se plan ii serbëve nëse s’do teë arrihej marrëvshja ishte që të vazhdohet ende me protesta, kësaj here të studentëve.

‘Unë nuk besoj që serbët do të kthehen në institucione. Serbët s’do të kthehen automatikisht. Për çësshtje të zgjedhjeve dhe çfarë vendime do të marrin, nuk e di.

Kjo çështje na bënë të besojmë se do të arrihet një marrëveshje politike që serbët të kthehën në institucione. Serbët prej agresorit u kthyen në victim dhe kanë pasur të marrin edhe hapa tjerë po të ndodhte gjobitja. Studentët kanë pas të dalin në protesta, kanë pas t’i mbyllin lokalet atje”, tha Sheholli në Prime Time. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat