“…gruaja nuk vritet pas koke, por në lule të ballit”, ky është komenti i një qytetari pas vrasjes së gruas shtatzëne

Aktuale

“…gruaja nuk vritet pas koke, por në lule të ballit”, ky është komenti i një qytetari pas vrasjes së gruas shtatzëne

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 12:55
Arkivoli i viktimes

Sa herë në Kosovë ndodh ndonjë rast i rëndë, si ai i vrasjes së gruas shtatzënë nga ish-burri i saj, i cili më pas bëri vetëvrasje, komentet në rrjet po ashtu janë vrasëse, dhe shumë shqetësuese.

I njëjtë ka qenë edhe komenti i Burim Zymit nga Gjakova, ashtu siç i shkruan në profilin e tij në Facebook, i cili e ka arsyetuar vrasjen e Hamide Magashit nga ish-burri i saj, Sokol Halili.

Zymi ka shkruar se edhe ai ashtu do të vepronte, po ti vinte puna.

“Më falni çka po flas, nuk ka pas qare pa e vra gruan e vet në derën e oborrit të spitalit se gruja duhet me qene për një burrë. Krejt kjo vrasje që është bërë, është bërë nga motrat e veta. Po trimi se ka qenë trim e ka vra, po nuk ka pas përkrahje pastaj vrau veten”, shkruan Zymi në komentin e tij, të bërë tek video e emisionit Debat Plus.

“I lumtë atij që nuk ka rënë në dorën të policëve e ka kryer punën dhe ka shku ne gjenet, nuk e njoh as njërën palë, por gruaja nuk vritet pas koke, por në lule të ballit”, vazhdon shkrimi i tij.

Ai tutje thotë “ishalla s’i ndodh kurrkujt dhe atij që i ndodh kësi rasti gruan duhet me vra në lulen e ballit”.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat