Rexhaj thotë se Vetëvendosja nuk e pranon “Zajednicën” edhe nëse është në opozitë

Aktuale

Rexhaj thotë se Vetëvendosja nuk e pranon “Zajednicën” edhe nëse është në opozitë

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 23:53
Arbër Rexhaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje

Arbër Rexhaj, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se “Zajednica nuk kalon”.

Ai në DPT te Fidani të T7, ka thënë se edhe po të jenë në opozitë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të lejohet.

“E kemi mbështetjen popullore dhe nuk do ta lejojmë Zajednicën“, ka deklaruar ai.

Ai po ashtu ka thënë se Serbia është e interesuar për ngecjen e dialogut në mënyrë që Kosova të jetë jofunksionale.

Po ashtu deputeti i VV-së ka qenë i prerë se asociacion një etnik nuk mund të ketë.

Tutje, ka thënë se në rast se Lista Serbia e pranon kthimin në institucione me kushtëzim për shkarkimin e Nenad Rashiqit nga pozita e ministrit – atëherë kjo kërkesë nuk do të zbatohet.

Ka thënë se Kurti e ka vendosur rrugën e tij për të bashkëpunuar me serbët që e pranojnë Republikën e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat