Milazim Krasniqi publikon fotografi të futbollistit serb që i drejtohej shqiptarëve: Tek ne u morën me Xhakën

Aktuale

Milazim Krasniqi publikon fotografi të futbollistit serb që i drejtohej shqiptarëve: Tek ne u morën me Xhakën

Nga: N. Sh. Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 19:27
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka shkuar për dënimin që FIFA mori sot kundër Serbisë.

“Nuk ka dorëzim”, ishte motoja në flamurin serb, që sipas Krasniqit është parulla e Vuçiqit dhe e ekstremistëve në veriun e Kosovës.

Ai thotë se tek ne njerëzit u morën me gjestin e Granit Xhakës, ndërsa nuk u morën me provokimin e Serbisë.

Ai ka publikuar edhe një fotografi të një futbollisti serb, gjesti i të cilit sipas Krasniqit ishte drejtuar për shqiptarët.

Postimi i plotë:

FIFA ka dënuar Serbinë me 20.000 franga për flamurin me Serbinë e Madhe, me moton luftënxitëse: “Nuk ka dorëzim”, që në fakt është parulla e Vuçiqit dhe e ekstremistëve në veriun e Kosovës.

Njerëzit te ne u morën me gjestin e Xhakës, ndërsa nuk u morën me provokimin nga Serbia. Sa për gjest të pahijshëm, duhej të mirreshin me këtë gjestin e futbollistit serb, që na drejtohej ne shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat