Tensionet në veri/ Shqiptarët protestojnë para ambasadës serbe në Tiranë: Të hiqen barrikadat, Serbia po nxit luftë

Aktuale

Tensionet në veri/ Shqiptarët protestojnë para ambasadës serbe në Tiranë: Të hiqen barrikadat, Serbia po nxit luftë

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 12:29
Pamje nga protesta

Dhjetra qytetarë kanë dalë në një protestë paqësore për të dytën ditë me radhë përpara ambasadës së Serbisë në Tiranë.

Edhe këtë të enjte, protestuesit thanë për kamerat se do vijojnë të dalin në protestë paqësore në mbështetje të vëllezërve kosovarë, e kanë kërkuar më shumë prani në këtë tubim në shenjë solidarizimi me situatën e tensionuar të krijuar nga Serbia në Veri.

“Dënoj aktet luftënxitëse të Serbisë ndaj Kosovës. Ne si shqiptarë solidarizohemi sot për veriun e Kosovës. Serbia po nxit luftë me akte, një akt që destabilizon kombin.
Kosova ka heronj të rënë në luftë që kanë lënë shtëpitë e familjarët për atdhedashurinë që kishin e sot ne si shqiptarë do ngrihemi në protestë nëse nuk njohim stabilitet”
, tha një protestues.

“Heqja e barrikadave dhe gjuha luftënxitëse e Serbsë që ndodh, arsyeja pse kemi dalë. Ne do vijiojmë ti mbështesim vëllezërit tanë kosovarë deri sa barrikadat të hiqen. Ata presin më shumë nga shqiptarët e Shqipërisë dhe politika shqiptare. Këtë protestë paqësore duhet ta mbështesin masivisht. Minimumi të dalin në shesh e ti kërkojnë qeverisë së Serbisë e qeverisë shqiptare të ndalojë këtë gjuhën e urrejtjes”, tha një tjetër protestues.

Image
Pamje nga protesta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat