Haki Abazi shprehet i mllefosur

Aktuale

Haki Abazi shprehet i mllefosur

Më: 3 janar 2023 Në ora: 23:28
Haki Abazi

Edhe pse subjekti të cilit i takon, qeverisë me vendin, deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Haki Abazi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, të titulluar "Sot", ka shkruar për disa shqetësime të tij në situatën socio-politike në Kosovës. 

Abazi ka ngitur shqëtësim për mungesën e sigurimit shëndetësor dhe kushteve të Policisë së Kosovës, edhe 23 vjet pas luftës. 

Ai ka shkruar edhe për produktet serbe duke thënë se familjarët e të vrarëve nga forcat serbe presin nga qytetarët e Kosovës, që të mos i blejnë produktet e Serbisë, të cilat sipas tij e kanë vërshuar tregun e vendit.

Abazi ka folur edhe për gjendjen jo të mirë për punëtorët e sektorit privat. 

Postimin e plotë:

Një burek më shumë për policin, Ju lutem, me një burek në… u ndjeva keq, vështirë ta shikoja në sy. Pensionin jetësor? Sigurisht që duhet kuptuar policin që nuk arreston me urdhër arresti nga gjykata…

23 vite pas lufte Krusha e Vogël ende nuk e ka kulmin e kryer në shtëpinë e djegur. Po Krushianet janë krenare, nuk bëjnë fushatë. Ato presin që së paku të mos blihen produkte nga ata që ua vranë baballarët dhe vllezërit.

Te pompa e benzinës punëtori me dy duart në dritaren e makinës: rrogat me vonëse kanë ardhur, mbi 20 ditë vonesë, të shtunën punojmë, shpesh të dielave. A mundesh të lutem ta ngritësh këtë çështje, të lutem se na është lodhur shpirti!

Përrocka e Prishtinës që vajton e në pritje të dorës së shërbyesit publik, mbrojtjes dhe kujdesit njerëzor!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat