Batusha: Ajo që duhet të ndërrohet është Kushtetuta e Serbisë

Aktuale

Batusha: Ajo që duhet të ndërrohet është Kushtetuta e Serbisë

Më: 26 janar 2023 Në ora: 20:34
Agon Batusha

Deputeti i Vetëvendosje, Agon Batusha foli për dialogun me Serbinë dhe për marrëveshjen finale.

Ai tha se fillimisht duhet të ndërrohet Kushtetuta e Serbisë, pasi që sipas saj Kosova është ende pjesë e Serbisë.

“Ajo që duhet të ndërrohet është Kushtetuta e Serbisë sepse Kushtetuta e Serbisë ende thotë që Kosova është pjesë e Serbisë prandaj pa u hekë ai nen në preambulë që është, pa u ndryshuar ajo cili është qëllimi, qysh duam të bëjmë paqe”, tha ai.

Tutje deputeti i Vetëvendosjes tha se qëndrimi i palës kosovare është që njohja reciproke të jetë në qendër të kësaj marrëveshje, pasi që sipas tij, kjo i hap dyert të dy shteteve pasi përndryshe nuk ka kuptim që të vazhdohet tutje.

“Njohja reciproke i hap dyer Kosovës të shkojë në Bashkimin Evropian dhe në NATO por edhe Serbisë të shkoj në BE, përndryshe nuk ka kuptim që të vazhdohet tutje sepse kur nuk njihen dy shtete dhe nuk kanë marrëdhënie normale e thotë vetë traktati i BE-së që nuk mund të vazhdojë tutje”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat