Kamberi i drejtohet me letër Escobarit

Aktuale

Kamberi i drejtohet me letër Escobarit

Më: 26 janar 2023 Në ora: 22:52
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë ditës së sotme i ka dërguar një letër të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kamberi ka kërkuar përfshirjen e përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës në takimet e radhës të dialogut për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, deputeti shqiptar ka njoftuar se një letër me përmbajtje të njëjtë, do t’ia përcjell dhe Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

Ai gjithashtu letrën do t'ia nis edhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat