Gërvalla: Çdo model që mundëson minimin e sovranitetit të Kosovës duhet të refuzohet

Aktuale

Gërvalla: Çdo model që mundëson minimin e sovranitetit të Kosovës duhet të refuzohet

Më: 31 janar 2023 Në ora: 16:15
Donika Gërvalla-Schwarz

Kryediplomatja Donika Gërvalla-Schwarz, është deklaruar pas pjesëmarrjes në takimin në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë me akterë të ndryshëm vendorë.

Gërvalla, me anë të një postimi në ‘Twitter’ ka thënë se “çdo model që i mundëson Serbisë ta minojë sovranitetin duhet të refuzohet”.

“Çdo model që e mundëson Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo ka falënderuar ambasadorin Hovenier për takimin e sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat