A mund të mbahet referendum për Asociacionin?

Aktuale

A mund të mbahet referendum për Asociacionin?

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 21:08
Ilustrim

Politikanë e përfaqësues të shoqërisë civile, të martën i bëri bashkë tema e asociacionit.

E pas këtij takimi, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se pret nga Qeveria e Kosovës të ndaj versionin e saj për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

E njw propozim, ka publicisti nga Shqipwria, Fatos Lubonja.

Ky thotë se për këtë çështje mund të kërkohet edhe mendimi i popullit.

“Një zgjidhje mund të ishte që Kurti të drejtohej me një referendum, që ta ndante këtë përgjegjësi me popullin. Por problemi i referendumit është rezultati. Sepse një rezultat që do ta kundërshtonte Asociacionin, do të shkaktonte ndoshta më shumë probleme. Iu kujtoj referendumin në Greqi. Në fund ndodhi ajo çka deshi perëndimi”, tha ai.

E qytetarët kanë treguar si do të votonit nëse do të organizohej ky referendum.

Por, a mund të organizohet mbajtja e referendumit në Kosovë?

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotë se shtetet e zhvilluara i kthehen popullit edhe për temat më të thjeshta.

Për këtë çështje, media ka pyetur edhe në Zyrën e Kryeministrit.

Por të njëjtit, nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat