Selimi: Disa diplomatë më thanë që 6 pikat e Kurtit janë “hap në drejtimin e duhur”

Aktuale

Selimi: Disa diplomatë më thanë që 6 pikat e Kurtit janë “hap në drejtimin e duhur”

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 11:41
Ish-kryediplomati, Petrit Selimi

Ish-kryediplomati, Petrit Selimi ka thënë se në bisedat që ka pasur me një numër diplomatësh që e përkrahin sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës ata kanë shprehur qëndrimin e tyre se 6 pikat e kryeministrit Kurti për Asociacionin janë “hap në drejtimin e duhur”.

“Një numër diplomatësh nga shtetet që mbështesin sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës me të cilët kam folur thonë që “6 pikat” janë “hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar Selimi.

Ai tutje thotë se shumica prej gjashtë pikave janë të përfshira në propozimin franko-gjerman që përkrahet edhe nga SHBA-ja.

“Megjithatë, koha është thelbësore, duke pasur parasysh zgjedhjet lokale të prillit”, përfundon Selimi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat