Pozhari i reagon LDK-së pas takimit me Lajçakun: Po ju kujtohet seanca e gjysmës së natës sa zhurmën e patën bë

Aktuale

Pozhari i reagon LDK-së pas takimit me Lajçakun: Po ju kujtohet seanca e gjysmës së natës sa zhurmën e patën bë

Më: 10 mars 2023 Në ora: 18:02
Xhevdet Pozhari

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me ndërmjetësuesin e BE-së në dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, ku ka thënë se e përkrahin procesin e dialogut, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ShBA-ve.

Rreth kësaj ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari.

Pozhari përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar seancën e Kuvendit të Kosovës që është mbajtur në orët e vona të natës, dhe sipas Pozharit LDK kishte bërë zhurmë për dialog.

“LDK takohet me Lajçakun, i jep përkrahje për dialogun. Besoj po ju kujtohet seanca e gjysmës së natës sa zhurmën e patën bë! Kaq sa i përket konsistencës.” – ka shkruar Pozhari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat