“Shah-mat” nga Kurti, familja Imeri: Kështu do ta sigurojë kryeministri pushtetin me mbi 50% për një kohë të gjatë

Aktuale

“Shah-mat” nga Kurti, familja Imeri: Kështu do ta sigurojë kryeministri pushtetin me mbi 50% për një kohë të gjatë

Nga: A.Zh Më: 11 mars 2023 Në ora: 11:45
Miroslav Lajçak, Albin Kurti dhe Gabriel Escobar

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imeri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, do të godasë Serbinë, nëse kjo e fundit nuk e nënshkruan planin evropian.

Në një postim në Facebook, kjo familje ka kritikuar opozitarët në Kosovë, duke i quajtur “anti-amerikanë të vërtetë”, përcjell Bota sot.

Sipas familjes Imeri, Kurti do të jetë në pushtet për një kohë të gjatë.

Reagimi i plotë:

Me këtë strategji karshi propozimit franko-gjerman, kryeministri kurti do të godet rëndë fqinjin verior nëse Vuçiq nuk nënshkruan marrëveshjen, për të cilën janë dakorduar në Bruksel.

Me të njëjtën strategji kryeministri Kurti po i nxjerr lakuriq opozitarët e vegjël dhe nëntokën e tyre mediatike se ata qenkan anti-amerikanët e vërtetë.

Nëse vrojtohet realisht pikëpamja që opozitarët kanë për propozimin franko-gjerman po rezulton se janë edhe kundër SHBA-së dhe në ndërkohë në të njëjtën linjë me Aleksandar Vuçiqin.

Kryeministri Kurti me këtë potez (shah-mat) do ta konfirmojë miqësinë speciale me SHBA-në si dhe sigurojë pushtetin me mbi 50% për një kohë të gjatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat