Nuk guxoi ta dërgojë flamurin e Kosovës në Beograd, eksperti austriak: Kisha frikë se ekstremistët serbë mund të më rrihnin!

Aktuale

Nuk guxoi ta dërgojë flamurin e Kosovës në Beograd, eksperti austriak: Kisha frikë se ekstremistët serbë mund të më rrihnin!

Nga: A.M. Më: 13 mars 2023 Në ora: 12:59
Eksperti austriak, Gunther Fehlinger

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger ka qëndruar për vizitë në Serbi.

Fehlinger njihet si një përkrahës i Kosovës dhe në vazhdimësi kërkon anëtarësimin e saj në NATO.

Krahas kësaj, ai kërkoi falje që nuk kishte guxim që ta dërgonte flamurin e Kosovës në Beogradit.

Eksperti austriak kishe frikë nga ekstremistët serbë, por premtoi se herën tjetër do ta sjell flamurin në kryeqytetin serb.

“Më vjen keq që nuk pata guxim sa duhet ta çoja flamurin e Kosovës në Beograd dhe ta ngrija në Sheshin e Republikës, pasi kisha frikë se ekstremistët serbë mund të më rrihnin…

Herën tjetër do ta sjell dhe do ta ngre!

Por, gjithsesi vitin e ardhshëm, mars 2024, Serbia do ta ketë njohur Kosovën”, shkroi ndër të tjera Fehlinger në Twitter, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat