Ministri ​Mehaj shpallet “Qytetar nderi” i Matit

Aktuale

Ministri ​Mehaj shpallet “Qytetar nderi” i Matit

Më: 15 mars 2023 Në ora: 20:05
Ai ka falënderuar Kryetarin e Bashkisë, Agron Malaj për nderin që i është bërë

Bashkia e Matit në Shqipëri, ka shpallur sot Qytetar nderi” ministrin e Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj.

Në ceremoninë e organizuar sot në Këshillin e Bashkisë së Matit, ministri Mehaj ka thënë se është nder i veçantë, emocion dhe privilegj të jetë në mesin e këshilltarëve bashkiak dhe të gjithë pjesëmarrësve të tjerë.

Ai ka falënderuar Kryetarin e Bashkisë, Agron Malaj për nderin që i është bërë.

“Unë për shkak të karrierës sime ushtarake kam udhëtuar shumë nëpër botë, por e vetmja rrugë që nisem me gëzim është rruga drejt Shqipërisë, këtë ndjenjë besoj se nuk e kam vetëm unë, por secili shqiptar i Kosovës dhe, këtë gjë nuk do të mund ta ndryshoj askush, asnjëherë. Ne para pak ditësh kemi përmbyllur manifestimin për Epopenë e UÇK-së, pra 5,6 dhe 7 marsin. Për tre ditë rresht familja Jashari luftoi heroikisht me forcat e ushtrisë çetnike serbe. Një familje e tërë u sakrifikua për të mbrojtur nderin tonë dhe për të treguar që Kosova e jona ka qenë dhe e jona do të mbetet. Siç thoshte baca Hamëz :“Kjo tokë nuk e duron këmbën e shkjaut, këtu kemi lind dhe këtu do ta bëjmë vdekjen”, ka thënë Mehaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat