“Njëherë të vetme Serbia e ka vendosur një nënshkrim”/ Analisti: Serbia kurrë nuk do të nënshkruajë, pa marr kërcënim serioz

Aktuale

“Njëherë të vetme Serbia e ka vendosur një nënshkrim”/ Analisti: Serbia kurrë nuk do të nënshkruajë, pa marr kërcënim serioz

Nga: A.SH Më: 18 mars 2023 Në ora: 21:41
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Po vazhdon takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, të Maqeodnisë.

Analisti Blerim Latifi, ka thënë se Serbia ka nënshkruar vetëm njëherë, duke shtuar se ajo nuk do të nënshkruajë më, nëse nuk merr kërcënim serioz nga BE e konkretisht nga Uashingtoni.

Postimi në Facebook:

Njëherë të vetme Serbia e ka vendosur një nënshkrim të përnjëmend për Kosovën: në Kumanovë, pas 78 ditë bombardimi.

Edhe tash ajo kurrë nuk do të nënshkruaj diçka për Kosovën nëse nuk e merr një kërcënim të besueshëm nga Perëndimi, ose, thënë më konkretisht, nga Uashingtoni.

Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë ajo do vazhdoj të ndjek me arrogancë të plotë qëllimin e saj kryesor: zvarritjen e pafundme të Kosovës në një dialog të pafundëm, i cili duke qenë i pafundëm do ta grryej ngadalë-ngadalë realitetin e Kosovës së pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat