Pacolli: Kurti shkoi i papërgatitur në Ohër, në marrëveshje Serbia fiton më shumë se Kosova

Aktuale

Pacolli: Kurti shkoi i papërgatitur në Ohër, në marrëveshje Serbia fiton më shumë se Kosova

Më: 21 mars 2023 Në ora: 06:16
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkoi i papërgatitur në takimin e Ohrit përballë presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, nga marrëveshja e arritur në Ohër, Serbia fiton më shumë se Kosova, por tani është shumë vonë dhe klasa politike duhet të mendoj rrugën si të përmbushë detyrat që ka marrë përsipër.

“Kurti nuk ka pasur një staf të përgatitur. Vërtetë nga një njëri nuk pritet mrekulli, por kishte mundësi të krijonte një staf të fortë, qoftë edhe nga shoqëria civile dhe situata do të ishte ndryshe.

Dialogu është kryer me dy njerëz, Kurti dhe Bislimi që nuk kanë treguar para qytetarëve çfarë po bëhet”, tha Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat