Xhevdet Pozhari: Albini po i thotë Vuçiqit a po do Asociacion, nëse jo, ti rrugës tënde, na tonës!

Aktuale

Xhevdet Pozhari: Albini po i thotë Vuçiqit a po do Asociacion, nëse jo, ti rrugës tënde, na tonës!

Nga: N. Sh. Më: 21 mars 2023 Në ora: 20:26
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Analisti politik, Xhevdet Pozhari e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti i cili ka thënë se Aleksandër Vuçiq, e ka refuzuar një ofertë të tij “gjeneroze” për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës.

“Pasi refuzoi të nënshkruajë Marrëveshjen e 27 shkurtit dhe para se ta refuzojë sërish nënshkrimin e Aneksit më 18 mars, Presidenti i Serbisë e ka refuzuar ofertën time bujare të vetëmenaxhimit të serbëve të Kosovës në një asociacion që unë do ta draftoja dhe propozoja”, ka shkruar Kurti.

Për këtë Pozhari thotë se po Kurti po e lut Vuçiqin, se a po do Asociacion ashtu siç e vendos vet kryeministrit.

Sipas tij, nëse Vuçiqit nuk i pëlqen Kurti do t’i thotë që ai të shkojë rrugës së tij e ne rrugës tonë.

Sipas Pozharit, Kurti po u thotë edhe ndërkombëtarëve se është i gatshëm për marrëveshje dhe po pret që ta bindin Vuçiqin për këtë.

Postimi i plotë:

Albini po i thotë Vuçiqit, a po don Asociacion? Ok! E vendosi unë se si do të duket. Me pak fjalë, do të ketë kompetenca edhe ma pak sesa që kanë komunat me ligjin për vetëqeverisje lokale.

Të pëlqen, ok. Nuk të pëlqen, ti rrugës tënde, na tonës.

Ndërkombëtarëve po ju thotë shkurt: Ja ku më keni për marrëveshje. Bindeni tash atë tjetrin që po ju tall duke thonë, po më dhemb dora me nënshkru marrëveshje.

Pra, ndërmjetësuesve po ju bën të qartë se nga ata duam garancë për njohje nga 5 shtetet e BE-së që të vazhdojmë tutje. Është koha që ju t'i mbani premtimet. Në të kundërt, mos prisni që vazhdimisht Kosova të bëjë tolerime. Së paku, jo me Albin Kurtin kryeministër!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat