Bytyqi: Me qeverinë “Kurti 2” kemi pasur vetëm regres, e aspak progres

Aktuale

Bytyqi: Me qeverinë “Kurti 2” kemi pasur vetëm regres, e aspak progres

Më: 22 mars 2023 Në ora: 20:41
Albana Bytyqi

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi thotë se me Qeverinë “Kurti 2”, vendi ka pasur vetëm regres e aspak progres.

“Ne vazhdimisht kemi reaguar lidhur me mos punën e kësaj qeverie dhe jo punën pasi veç punë nuk ka pas. Janë dy vjet të humbura kot për vendin tonë, dy vjet moszhvillim, kemi regres, vendime që nuk kanë sjell asgjë, madje ka pas vendime të përsëritura duke dëshmuar dhe atë se sa të dobët janë treguar. Me gjasë praktika do ju zgjasë shumë”, është shprehur Bytyqi.

Sipas saj, ndryshimi me këtë qeveri ka ndodhur vetëm për të keq.

Ajo ka treguar edhe sektorët se ku ka dështuar Qeveria “Kurti 2”.

“Mendoj që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha segmentet e saj. Së fundmi pamë edhe raportin e DASH-it ku  korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme më serioze në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në pjesën për Kosovën. Ka dështuar në diplomacinë e jashtme, ka dështuar në mbajtjen e rendit dhe sigurisë, d.m.th. e dimë për tensionet që janë shkaktuar, ka dështuar në shëndetësi,  drejtësi etj. Deputetët po i largohen një nga një. Skandale e afera korruptive dhe çka jo tjetër. Qeveria e tanishme, vetëm qytetarin nuk e ka pas prioritet”, ka thënë ndër të tjera deputetja Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat