Dedaj: Albin, ik në shtëpi!

Aktuale

Dedaj: Albin, ik në shtëpi!

Më: 23 mars 2023 Në ora: 16:22
Gjergj Dedaj

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti pranoi se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes së Ohrit.

“Albin, ke genjy dhe nuk ke legjitimitet për zajednicën! IK NË SHTËPI – GO HOME!”, ka shkruar Dedaj në “Facebook”.

Ai ka theksuar tutje se Kurti ka marr votën duke premtuar se nuk do e bëjë ‘zajednicën’ .

“Nëse cilido lider merr votën dhe besimin qytetar, duke premtuar se nuk do t’a bëjë ‘zajednicën’ apo çfarëdo teme tjetër, ai lider kur i merr votat pikërisht e bënë atë të cilen e ka kundërshtuar me dhunë duke premtuar se nuk do ta bëjë, më e pakëta ai ose ajo DORËHIQET sepse nuk ka legjimitet qytetar!”, ka shkruar Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat