Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve: Jemi të zhgënjyer me Kurtin, që dy vjet kurrë nuk iu përgjigj kërkesave tona

Aktuale

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve: Jemi të zhgënjyer me Kurtin, që dy vjet kurrë nuk iu përgjigj kërkesave tona

Më: 27 mars 2023 Në ora: 06:39
Njazi Gashi

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Njazi Gashi është shprehur totalisht i zhgenjyer me kryeminstrin Albin Kurti.

Ky i fundit, siç thotë ai, nuk ka bërë asgjë për pleqtë gjatë qeverisjes deri tash dy vjeçare.

Ai ka thënë se ka bërë edhe një analizë se ku dhe si, mund t`i shpenzojë 100 euro një pensionist i Kosovës.

Dhënien nga 100 euro shtesë për pensionistët nga ana e Qeveria për dy apo tre muaj e ka quajtur lëmoshë duke thënë se zgjidhjet add hoc nuk janë të mirëseardhura për pensionistët.

Sipas tij, disa herë kanë kërkuar takim për rritjen e pensioneve me kryeministrin e vendit dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, por që kurrë nuk kanë marrë përgjigje.

“Nuk duhet me qenë matematicient shumë i aftë se çka bëjnë me ato para, bile bile mund të them se ata më shumë zhgënjehen kur i marrin ato 100 euro, sesa që gëzohen, sepse nevojat janë aq të mëdha sa nuk di se ka t`i shpërndajnë ato para. Sipas një vlerësimi tonë që e kemi bërë, diku 40 ose 50 euro pensionistëve në muajt iu shkojnë për barna dhe çka me bo me 40 ose 50 tjera, një litër qumësht apo në byrek në ditë me një jogurt, nuk mund ta përfundoj, ai duhet të ha tri here, do të thotë perspektive shumë e keqe. Realisht ne jemi të dëmtuar në bazë të inflacionit që është diku rreth 37 për qind të vlerës së pensionit tonë, nëse është 37 përqind ata që e kanë 265 euro, duhet t`i kenë 400 euro, ndërsa këta që i kanë nga 100 euro duhet t`i kenë 50 euro, që del gati për 50 për qind. Qeveria po i hyn në hak kësaj kategorie sepse nuk po e respekton ligjin se në bazë të ligjit aktual të skemave pensionale qeveria çdo fundvit duhet bërë vlerësimin e inflacionit dhe të deklaroj nëse ka mundësi në të holla, gjë që nuk e kanë bërë kurrë as vlerësimin e as deklarimin dhe është vepër penale që nuk e kanë bërë këtë dhe janë duke hyrë në hak kësaj kategorie”, thotë Njazi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat