Këta janë dy zv/drejtorët e Policisë së Kosovës

Aktuale

Këta janë dy zv/drejtorët e Policisë së Kosovës

Më: 28 mars 2023 Në ora: 17:28
Foto nga takimi

Drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili para tri jave mori në duar timonin për ta drejtuar institucionin kryesor për siguri dhe rend, tani ka edhe zëvendësit e tij.

Fehmi Hoti, i cili për gjashtë muaj ishte UD i Drejtorit të Përgjithshëm është rikthyer si zëvendësdrejtor.

E në këtë pozitë është edhe Dejan Jankovic.

Image
Fehmi Hoti

Që të dy edhe më parë kanë mbajtur këto pozita 

Të premten e kaluar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.

Image
Dejan Jankovic

“Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë”, ka thënë Sveçla.

Ndërkohë sot Drejtori Hoxha ka vizituar Drejtorinë e Policisë në Prizren ku i ka njoftuar për Aprovimin e Strukturës së re Organizative të PK-së, si dhe ka kërkuar angazhim në implementim të Strategjive, në bazë të cilave punon PK-ja.

Me theks të veçantë është potencuar Strategjia e Policimit në Bashkësi dhe e Udhëhequr nga Inteligjenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat