“O Zot shyqyr që më kanë shpëtua fëmija me rejën”, flet pronari pasi iu dogj shtëpia shkaku i rrymës

Aktuale

“O Zot shyqyr që më kanë shpëtua fëmija me rejën”, flet pronari pasi iu dogj shtëpia shkaku i rrymës

Më: 30 mars 2023 Në ora: 17:21
Ramadan Maqedonci

Familja Maqedonci nga lagja e njohur si “Vranjevci”, ka përjetuar një ngjarje të rëndë gjatë ditës së djeshme, pasi atyre iu dogj shtëpia, shkaku i energjisë elektrike.

Nën emocione zotri Ramadani tregoi se familja e tij 14-anëtarëshe kanë mbetur pa kulm mbi kokë, pasi shtëpia e tyre iu dogj shkaku i rrymës.

“O zot shyqyr që më kanë shpëtu anëtarët e familjes, ata fëmijë me rejën shyqyr që s’kanë qenë këtu, se kur po e shoh këtë shtëpi po më dhimbet mundi që e kam ba në këtë shtëpi, po çka me ba, ishalla nuk i ndodhë kurrkujt”, tha ai.

“Gjendja e familjes tmerr është, djalin e vogël e kam në spital se është operuar sepse e ka shkelë vetura. Nuk e di se si ka përfundua situata që shtëpia u djegë deri në këtë pikë. Momentalisht askush nuk ka ardhë me na ndihmua, kushtet financiare nuk i kemi se jemi familje e madhe 14-anëtarshe, unë jam veç më një pension e fëmija punojnë pak në privat”, shtoi tutje ai.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat