Marrëveshja Kosovë-Serbi, Haradinaj: Beogradi nuk fiton asgjë, serbët nuk fuqizohen

Aktuale

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Haradinaj: Beogradi nuk fiton asgjë, serbët nuk fuqizohen

Më: 4 prill 2023 Në ora: 23:59
Ramush Haradinaj

Marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, por që nuk është firmosur, Ramush Haradinaj e konsideron një arritje të madhe.

Sipas tij, Serbia nuk fiton asgjë të re me këtë marrëveshje dhe krijimi i asociacionit nuk i fuqizon serbët e Kosovës.

Ramush Haradinaj: E shoh si të arritur të madhe këtë marrëveshje. Personalisht kam qenë shumë i afërt me aleatët tanë gjatë gjithë këtij procesi mbi 2 vjet, nuk është presion për ne, është një mundësi për Koosvën. Ne kemi shumë interes që të paktën të marrim drejtimin e NATO-s. Pra, është çështje e sigurisë ende. Partneriteti për paqe dhe NATO na intereson shumë.

Blendi Fevziu: Kjo marrëveshje fuqizon serbën brenda Kosovës?

Ramush Haradinaj: Jo, jo. Është punuar shumë që asociacioni të dobësohet, të zbresë në nivel koordinues, pra nuk është një pushtet ekzekutiv, nuk është një pushtet legjislativ.

Blendi Fevziu: Ju e quani këtë një marrëveshje më shumë në favor të Kosovës apo të Serbisë? Apo të dyja palët kanë përfitimet e veta?

Ramush Haradinaj: Nuk fiton asgjë të re Serbia. Asociacionin e ka dobësuar vendimi i Gjykatës tonë Kushtetuese, që do bëhet vetëm në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve tona. Nuk ka një fitore për Serbinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat