“Pika e gjakut u gjet shumë larg nga vetura” – arsyeja që sipas avokatit nxit dyshimet se Kosovarja mund të jetë vrarë

Aktuale

“Pika e gjakut u gjet shumë larg nga vetura” – arsyeja që sipas avokatit nxit dyshimet se Kosovarja mund të jetë vrarë

Më: 10 prill 2023 Në ora: 07:19
Kosovare Kurtaj

Avokati Ramë Dreshaj i cili po përfaqëson familjen e Kosovare Kurtjat, e cila u gjet e vdekur në rrugën Milloshevë-Mitrovicë në dhjetor të 2010-ës, ka përmendur një sërë dyshimesh që e ndjera nuk ka vdekur nga aksidenti i trafikut siç pretendohej por që mund të jetë vrarë.

Dreshaj ka shpalosur të gjitha detajet mbi rastin. Pas insistimit të tij më 2015 u mor vendimi që trupi i të ndjerës të zhvarroset, pikërisht për shkak të dyshimit se ajo është vrarë.

Si një ndër argumentet që avokati përdor lidhet me “gjurmët e gjakut”.

Ai thotë se gjaku është gjetur larg veturës.

Dhe përveç skicimit që i është bërë asaj pike sipas avokatit tjetër s’është bërë, nuk ka kurrfarë raporti se kujt i përket, të ndjerës apo shoferit, me të cilin u tha se gjendej në veturë.

“Te pika e gjakut është shumë interesant, gjendet shumë larg vetura, është fari i njërës anë dhe është një pikë e gjakut, tash eksperti e ka skicu pikën e gjakut, e ka precizu dhe merret me atë pikë të gjakut vetëm në anën formale, mirëpo asnjë raport tjetër – se kush merret me vepra penale që janë kundër jetës dhe trupit, por edhe kur humbet jeta, ta marrim edhe këtë anën tjetër të komunikacionit me fatalitet, si të shihet gjaku, ai duhet patjetër të fiksohet të merret edhe të bëhen analizat dhe të konstatohet se i kujt është. Këtu nuk ka kurrfarë raporti se i kujt është. Ska raport, prokuroria ndoshta e ka për vete, por pala e dëmtuar nuk ka raport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat