Sveçla njofton se janë arrestuar tre sulmuesit e Valon Sylës

Aktuale

Sveçla njofton se janë arrestuar tre sulmuesit e Valon Sylës

Nga: M.L. Më: 12 prill 2023 Në ora: 21:20
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë arrestuar tre personat që e kanë sulmuar gazetarin Valon Syla.

Në një postim në Facebook Sveçla ka shkruar se arrestimi është kryer pas një pune intenzive të Policisë të cilën e ka përkushtuar për përkushtimin dhe profesionalizmit.

“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla.

Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat