Ministrja Haxhiu buzë detit të Vlorës publikon foto me homologët e saj nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Aktuale

Ministrja Haxhiu buzë detit të Vlorës publikon foto me homologët e saj nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Më: 15 prill 2023 Në ora: 12:40
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po qëndron në Shqipëri, konkretisht në qytetin e Vlorës.

Ajo ka takuar atje dy homolegët e saj, ministrin e Drejtësisë të Shqipërisë, Ulsi Manja dhe ministrin e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga.

Ministrja Haxhiu ka publikuar disa fotografi ku shihet buzë detit me dy homolegët e saj, ndërsa ka shkruar se “Vlora i bashkon”.

“Vlora na bashkon – me 2 homologët e mi shqiptarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, Ulsi Manja dhe Krenar LLoga!”, ka shkruar ministrja Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat