Mbrëmë në Prishtinë disa qytetarë janë solidarizuar me Serbinë pas vrasjes së 9 personave, përkatësisht 8 nxënësve dhe rojës së shkollës në Beograd.
Në aktin e ndezjes së qirinjve në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës morën pjesë edhe ministra të Qeverisë së Kosovës.
Mirëpo, pavarësisht dhimbjes për humbjen e jetëve të të pafajshmëve, jo të gjithë në vendin tonë po pajtohen me këtë solidarizim.
Pikërisht në lidhje me këtë, Afrim Veseli, ish kolonel i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë një reagim publik, duke rikujtuar veprimet e Serbisë kundër Kosovës.
Veseli përmendi këtu vrasjen e fëmijëve të Jasharëve dhe fëmijëve të tjerë nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Ai tha se Serbia nuk u solidarizua kurrë me këto vrasje, e as nuk ndezi qirinj.
Shkrimi i plotë i Afrim Veselit i shkruar mbrëmë:
Qirinjët e ndezur sonte!
S’kam dilema morale, ajo vrasje e djeshme e fëmijëve në Beograd, ishte vërtet e trishtueshme për secilin njeri normal.
Por, kur u vranë fëmijët e Jasharëve e edhe 1300 fëmijë të tjerë a u ndezën qirinjët në Beograd?
A u ndezën edhe pas 24 vitesh të përfundimit të luftës?
Sigurisht se jo.
Po, Ne si popull kurr s’kemi qenë si serbët, ama bre a do të kishte mjaftuar deklarata e shtetit që u dha lidhur me këtë rast tragjik?!
Kemi harruar apo që ende kemi eshtrat e shumë fëmijëve të vrarë që dergjen në tokën serbe pa nishan?
Sa serbë, pos një zonje Natasha Kandiçit, mendojnë se nuk u dashtë vrahen fëmijët e shqiptarëve?!
Jo, s’kam dilema morale fare, por edhe një e di.
Pas vitit 1945, drenica u përgjak nga serbët, e edhe tanë Kosova, e disa nga fisi jonë, kishin pas thënë ATA JANË Armiqët dhe bashkë me ta bënë plojë.
Internacionalizmi proletar, budallakia gjenetike për bajraktarizëm, sjellë veprimet e tilla.
Mendoni se me këtë do t’i shtyni serbët të mos na vrasin ma?
Po bash sonte, Serbia zyrtare prap na kërcënoi.
Sdi, i habitur e edhe i HABITUR...