Aksioni “Kthesa” ku u kapën mbi 25 kg marihuanë: Ky është personi që ra në prangat e Antidrogës

Aktuale

Aksioni “Kthesa” ku u kapën mbi 25 kg marihuanë: Ky është personi që ra në prangat e Antidrogës

Më: 15 maj 2023 Në ora: 08:40
Ilustrim

Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotikë, Sektori Qendror ka zhvilluar aksion kundër drogës gjatë ditës së djeshme, me ç’rast është arrestuar një person i dyshuar dhe janë sekuestruar mbi 25 kilogramë marihuanë.

Operacioni i koduar si “Kthesa” është zhvilluar në tri lokacione, teksa përveç parave janë sekuestruar edhe prova të tjera.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari që u prangos është Bekim Krasniqi, 47-vjeçar, i cili nuk ka dhënë deklaratë pasi ka vendosur të mbrohet në heshtje. I njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor do të ushtrohet kërkesa për masën e sigurisë.

Çka dihet për aksionin “Kthesa”?

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, është realizuar aksioni policor i koduar me emrin ‘’KTHESA’’, ku gjatë kontrolleve të zhvilluara në tri (3) lokacione: një banesë në Fushë Kosovë dhe dy shtëpi dhe objekte përcjellëse në fshatin Breznicë të Obiliqit.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar mbi njëzet e pesë kilogram (25 kg 134 gr.) substancë e dyshuar narkotike të llojit Marihuanë, të ndara në pesë (5) paketime. Sasia e sekuestruar dyshohet se ka qenë e destinuar për tregun vendor dhe që kap vlerën rreth njëzet e shtatë mijë e pesëqind euro (27.500 euro).

Gjithashtu, gjatë operacionit policor është sekuestruar edhe automjeti/vetura Ford Focus, ngjyrë hiri me targa vendore, si dhe një telefon.heshtje duke mos dhënë asnjë detaj për rastin.

Me vendim mbi ndalimin e personit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, teksa hetimet janë duke vazhduar nga DHTN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat