“Europe Defender 23”, Kurti: Bashkimi bën fuqinë

Aktuale

“Europe Defender 23”, Kurti: Bashkimi bën fuqinë

Më: 21 maj 2023 Në ora: 12:39
Albin Kurti

Ka nisur ushtrimi “Defender Europe 23”.

Nikoqir i këtij organizimi të madh ushtarak është Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se togfjalëshi “Strong Together” është sikur e kryeheroit shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeut, “Bashkimi bën fuqinë”.

“Defender 23 po zhvillohet në një realitet të tensionuar, 15 muaj pas invasionit rus në Ukrainë”, tha Kurti.

“Defender 23”, është ushtrim ushtarak ku po marrin pjesë 25 vende me gjithsejt 24 mijë ushtarë.

FSK është njëra nga kontribueset më të mëdha me 1 mijë e 300 ushtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat