Ish - ushtari i UÇK-së: Mos shpifni për Albin Kurtin sa ishte në burg, ja çfarë na bënë serbët pas intervistës që dha ai në burg!

Aktuale

Ish - ushtari i UÇK-së: Mos shpifni për Albin Kurtin sa ishte në burg, ja çfarë na bënë serbët pas intervistës që dha ai në burg!

Nga: M.H. Më: 21 maj 2023 Në ora: 23:40
Arben Bobani dhe Albin Kurti

Këtë javë në emisionin Kojshia Show, mysafir ishin ish ushtari UÇK-së, Arben Bobani, ish ushtarja e UÇK-së Time Kadriaj e gjenerali Daut Haradinaj.

Bobani në këtë emision ka treguar një histori sa ishte në burg me kryeministrin Albin Kurti.

Ish ushtari u shpreh që në këtë luftë kanë shkuar për të mos u kthyer më.

Ai ka treguar që se si ka menduar që jeta e tij ndoshta do të merrte fund në luftë, duke e menduar edhe martesën e për të mos u kthyer më, përcjell “Bota sot”.

Ish-ushtari tregon se si e kanë rrethuar kryeministrin Kurti duke treguar detaje se si e kanë rrahur pas intervistës që ka jepur Kurti para gjith gazetarëve.

Nuk e keni parë se si e kanë rrahur”, ishin fjalët e ish-ushtarit.

Sipas tij të gjith që kanë qenë pjesë e burgut kanë përjetuar gjëra të vështira dhe nuk duhet të shpifin.

Momentin kur flet ish-ushtari për Kurtin mund ta dëgjoni nga minuta 1:40.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat