Kërkesë e Francës dhe Gjermanisë, presidentja Osmani: Jemi të gatshëm të shqyrtojmë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri

Aktuale

Kërkesë e Francës dhe Gjermanisë, presidentja Osmani: Jemi të gatshëm të shqyrtojmë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 19:18 Përditësuar në ora: 19:50 më 01.06.2023
Vjosa Osmani.

Osmani konfirmon se Macron dhe Scholz kërkuan zgjedhje të reja në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka konfirmuar se Kosova është e gatshme që të organizojë zgjedhje të reja në pjesën veriore të Kosovës.

Osmani tha se këtë kërkesë e bënë presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Unë i thash që jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë mundësi”, tha Osmani.

“Ata kërkuan nga Kosova që të gjejë një mënyrë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri që do tu jepte qytetarëve serbë mundësinë që të marrin pjesë dhe të zgjedhin kryetarë me legjitimitet më të madh”, tha Osmani.

Osmani tha se organizimin e zgjedhjeve të reja e lejon rregullimi ligjor i Kosovës dhe kjo sipas presidentes mund të bëhet përmes një peticioni që mund ta inicojnë qytetarët serb të komunave veriore.

“Kjo nënkupton që qytetarët serbë, pra rreth 20 për qind prej tyre që janë në listën votuese mund të nënshkruajnë një peticion dhe përmes tij mund të iniciojnë procesin e zgjedhjeve të reja. Ne jemi të gatshëm ta ndjekim ligjin”, deklaroi presidentja Osmani./REL

Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në veri

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Franca dhe Gjermania u kanë kërkuar udhëheqësve të Kosovës dhe serbëve që të organizojnë zgjedhje të reja në katër komunat veriore Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Macron tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen në këto komuna të cilat siç tha si janë prekur nga trazirat ditëve të fundit.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron, i cili shtoi se u kërkua që të qartësohen edhe rregullat për zgedhje.

Ai tha gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës dhe se për këtë gjë u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe liderët lokalë – presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Macron paralajmëron “vendim të qartë” për situatën në veri

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës.

Macron tha se për një gjë të tillë u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe liderët lokalë – presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti francez i bëri këto komente në një samit evropian që po zhvillohet në Kishinjev të Moldavisë.

Osmani dhe Vuçiqi kanë zhvilluar takime të ndara me udhëheqësit evropianë, në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav

Më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell. Takimi u zhvillua në margjinat e një samiti evropian që po mbahet në Kishinjev të Moldavisë.

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë këmbëngulën të enjten se duan të zbutin një krizë të dhunshme në veri të Kosovës, por treguan pak shenja të tërheqjes nga pozicionet e tyre kundërshtare./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat