Senatori Marfi: Kosova duhet të shpall zgjedhjet në veri, të lejojë qasje të kufizuar në ndërtesat komunale dhe të respektohen marrëveshjet përfshirë asociacionin

Aktuale

Senatori Marfi: Kosova duhet të shpall zgjedhjet në veri, të lejojë qasje të kufizuar në ndërtesat komunale dhe të respektohen marrëveshjet përfshirë asociacionin

Nga: Fatmir Beka Më: 3 qershor 2023 Në ora: 09:46
Kris Marfi

Pa kthimit nga turneu në Ballkan senatori amerikan Kris Marfi ka bërë thirrje Kosovës për zgjedhje të reja në veri, lejim të qasjes së kufizuar në ndërtesat komunale dhe respektimin e marrëveshjeve përfshirë atë për formimin a asociacionit, që do sjell qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe angazhimin agresiv të ShBA-ve në Ballkan, këtë ai e tha për “National Journal” transmetojnë “Beta” dhe “Bota Sot”.

Anëtari i Këshillit të politikës së jashtme në Senatin amerikan në Tviter ka theksuar se njësitet speciale duhet të tërhiqen nga veriu dhe Serbia duhet ndërmarr masat të vërtetë në ndalimin e protestave.

“Kosova duhet të caktoj zgjedhje të reja në veri, lejim të qasjes së kufizuar në ndërtesat komunale  vetëm për shërbyesit shtetëror dhe të respektoj marrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës përfshirë atë për formimin a asociacionit” ka shkruar ai.

“Ne duhet të angazhohemi me më shumë agresivitet në Ballkan për të mbrojtur paqen, sepse nuk guxojmë të lejojmë vetes vetëm fikjen e zjarrit në rajon” deklaroi Marfi.

Ai pas takimeve të zhvilluara me lider në Kosovë, Serbi, Shqipëri, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut theksoi se “Uashingtoni duhet me shpejtësi të reagoj në ngjarjet në Ballkan,ashtu që Moska mos të mund të i shfrytëzoj ngjarjet atje”.

Kjo që tha Marfi është në përputhje edhe kërkesat e shefit të diplomacisë evropiane Borell, që kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të lira në komunat në veri, pjesëmarrjen e serbëve në ato zgjedhje dhe fillimin e punës për formimin e asociacionit.

"Kemi tri kërkesa të qarta, ato janë zgjedhjet e lira në komunat në veri, sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje dhe fillimin e punës për themelimin e asociacionit të komunave në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së” tha Borel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat