Haziri: Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit

Aktuale

Haziri: Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 17:49
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kriza e krijuar në veri, sipas tij, është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se Kurti po vazhdon me veprime të befasishme.

“Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme.

Moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjellur këtë tensionim të situatës”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat