Ndërron jetë ish prefesori nga Skenderaj

Aktuale

Ndërron jetë ish prefesori nga Skenderaj

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 09:00
Abedin Veliu

Ka vdekur në moshën 77-vjeçare ish profesori Abedin Veliu nga fshati Polac i Skenderajt.

I ndjeri për shumë vite kishte shërbyer në Gjimnazin “Hamëz Jashari”.

Për vdekjen e Abedinit kanë njoftuar familjarët e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot nga ora 15:00 në varrezat e Lagjës Veliu në Polac.

Postimi i plotë:

"Pas një sëmundje të gjatë, sote ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare, babi yne Abedin Jashar Veliu.

Varrimi bëhët nga ora 15:00 në Varrezat e Lagjës Veliu, Polac.

U prehsh në paqen e Parajsës, shpirti yt i mirë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat