Alarmon ish-kryediplomatja: Serbia po vazhdon fushatën me shtetet mosnjohëse, MPJ në pushimin veror

Aktuale

Alarmon ish-kryediplomatja: Serbia po vazhdon fushatën me shtetet mosnjohëse, MPJ në pushimin veror

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 11:07
Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka alarmuar për fushatën e Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj-Stublla ka thënë se gjendja është alarmante.

Ajo ka thnë se Serbia me intensitet të shtuar po vepron me shtetet mosnjohëse por jo vetëm me to, teksa, sipas saj, MPJ e Kosovës në po vazhdon pushimin.

“MPJ e fqinjit tonë verior po vazhdon me intenzitet të shtuar veprimin ditor diplomatik me shtete mosnjohëse (dhe jo vetëm), ndërsa MPJ jonë me 2 zëvendës ministra – po vazhdon pushimin veror. S’është çështje e mungesës së kapaciteteve në diplomacinë digjitale për të shpalosur punën, por qartazi e mungesës së punës. Gjendja alarmante!” – ka shkruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat