“Metodë e komplikuar” – Osmani e Konjufca kritikojnë “rrugën e re” të Kurtit për pajisjen e nxënësve me libra

Aktuale

“Metodë e komplikuar” – Osmani e Konjufca kritikojnë “rrugën e re” të Kurtit për pajisjen e nxënësve me libra

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 18:05
Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

Kryeminstri Albin Kurti është lajmëruar sot në facebook për t’i uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor. Aty tha se kanë zgjedhur rrugën e re “për të përmbushur obligimin tonë për të siguruar tekstet shkollore”.

Por, metodën e re të Qeverisë e kritikuan Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca, të cilët e cilësuan të komplikuar duke thënë se ka vend për përmirësim dhe se duhen gjetur metoda më efektive.

Kurti ka qëndruar larg debateve për vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për metodën e re të furnzimit me libra. Ndryshe nga vitet e kaluara, prindërit blejnë ato dhe më pas rimbursohen nga Ministria.

Por, të premten kur ka uruar nxënësit nuk ka adresuar këto kritika por ka thënë se nxënësve u janë paguar edhe materiale shtesë.

Shumëkush u ankua se kjo metodë është e komplikuar për shkak se fillimisht duhet kryer aplikimi on line (vështirësite me sistem) dhe se ka prindër që s’kane fare llogari bankare për t’i marrë mjetet. Pikërisht në ditën e parë të shkollës kur Kurti foli për “rrugën e re” që kanë zgjedhur për të kryer obligimin për tekstet shkollore, kjo metodë u kritikua nga Presidentja Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Osmani tha se vitin e ardhshëm duhet të gjendet një formë më efektive për marrjen e librave. “Për shkak të vështirësive që kanë pasë familje të caktuara duhet të gjendet një mënyrë shumë më efektive që fëmijët kur të shkojnë në shkollë t’i kenë librat sikurse deri më tani me të cilat janë pajisur pra drejtpërdrejt nga shteti. Edhe tash janë pajisje nga shteti përveçse janë disa hapa deri te marrja e librave, por besoj që nga viti i ardhshëm është më mirë nëse shikohen metoda të reja shumë më efektive dhe më të lehta për familjet” tha Presidentja.

Edhe Konjufca theksoi se ka vend për përmirësim.

“Mendoj që ka edhe dy ditë kohë, mendoj që javën e ardhshme gjithë do të jenë të pajisur. Ma merr mendja që mund të rregullohet që fëmijët me fillimin e vitit t’i kenë tekstet, kësaj radhë ndodhi kështu, ma merr menja që mund të përmirësohet….Ka mundur të jetë i vonshëm….Ka qenë në formë të aplikacionit, nuk ka qenë e vështirë, ndoshta për ndonjë prind ka mundur të jetë e vështirë” tha Konjufca, duke shtuar se ndihet i gëzuar që po sjellë vajzën e tij në shkollë.

Kurti u përmbajt nga kometet rreth mënyrës se si MASHT vendosi t’i kompensojë prindërit për librat e fëmijeve të tyre.

Ai tha se këtë vit kanë zgjedhur t’ua pagusajnë edhe materialet shtesë që u duhen nxënësve.

“Për të përmbushur obligimin tonë për të siguruar tekstet shkollore, këtë vit kemi zgjedhur një rrugë të re. Po ashtu, si asnjë vit më parë, përveç teksteve shkollore po ndajmë edhe mjete shtesë për materiale shkollore të nevojshme për nxënësit tanë”, shkroi Kurti.

Përndryshe, MASHTI ka ndryshuar formën e dhënies së librave për nxënësit të cilët vite më parë nëpërmjet një tenderi të shpallur nga ministria, furnizoheshin shkollat e më pas nxënësit. Kurse, në këtë vit ka vendosur që nëpërmjet aplikimeve t’i jap prindërve nga 80 euro për blerjen e librave për nxënësit. Kjo ka nxitur reagime të shumëta edhe nga opozita të cilët kanë argumentuar se qeveria ka shpenzuar miliona më shumë për librat sivjet se në vitet e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat