Gashi “shpërthen” ndaj analistëve që po përpiqen ta shfajësojnë Vuçiqin: Të hetohen kush i frymëzon dhe i paguan

Aktuale

Gashi “shpërthen” ndaj analistëve që po përpiqen ta shfajësojnë Vuçiqin: Të hetohen kush i frymëzon dhe i paguan

Nga: A.SH Më: 26 shtator 2023 Në ora: 21:30
Lirim Gashi

Opinionisti Lirim Gashi përmes një shkrimi të gjatë ka folur për aksionin që ndodhi në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Ai ka kritikuar ashpër ata anlistë që në njëfarë mënyre po e shfajësojnë Vuçiçin para opinionit vendas dhe ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohë ta fajësojnë Albin Kurtin, duke thënë se duhet të hetohen dhe se kush i frymëzon dhe kush i paguan.

“Të sulmosh qeverinë e Kurtit vetëm pse mbron popullin dhe vendin nga riokupimi në rrethanat më të vështira ndërkombëtare që nga Lufta e Dytë Botërore, është jo vetëm çmenduri, por tradhtia më e rëndë dhe më e turpshme në historinë tonë kombëtare”, shkruan ndër tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Të thuash se sulmi terrorist në veri u krye nga terroristë serbë dhe rusë që i shpëtuan kontrollit apo lejes së Vuçiqit dhe Putinit është njësoj si të thuash se rrezet e diellit ranë nga qielli në tokë pa lejen e diellit, ose bora ra në tokë pa lejen e qiellit, ose rroga hyri në llogarinë time bankare pa lejen e bankës, ose paratë u vodhën nga buxheti i shtetit pa lejen e hajdutëve që e menaxhonin.

Ata analistë vendas që vazhdojnë të përpiqen të shfajësojnë Vuçiçin para opinionit vendas dhe ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohë ta fajësojnë Albin Kurtin dhe qeverinë e tij janë padyshim kolona e pestë e Serbisë dhe Rusisë dhe prokuroria duhet të hetojë se kush i frymëzon dhe i paguan ata për sabotim dhe tradhëti.

Sepse mënyra se si ata janë përpjekur gjatë gjithë kohës për të rrëzuar qeverinë tonë legjitime, e cila mbron popullin tonë dhe vendin tonë nga ripushtimi në rrethanat më të vështira që nga Lufta e Dytë Botërore, është jashtëzakonisht e pistë, e pabesë, e pandershme dhe e paskrupullt.

Imagjinoni çfarë ndodhi.

Tradhtarët vendas dhe politikanët perëndimorë më të fuqishëm që u korruptuan sistematikisht nga Putini në dhjetë vitet e fundit dhe që janë fajtorë po aq sa ai për luftën në Ukrainë, u bënë dora e djathtë e gjarprit të Putinit Vuçiçit dhe u bashkuar kundër qeverisë së Kurtit.

Kush nuk e sheh sot se atë që po e bën Rusia në shkallën globale, po e bën Serbia në shkallën ballkanike dhe evropiane, është i verbër dhe i shurdhër si një kufomë.

Edhe pse Serbia sundohet vazhdimisht nga shërbimet sekrete të kishave ortodokse serbe dhe ruse, të cilat vazhdimisht kanë sjellë në pushtet autoritete totalitare, kleptokratike, kleptomane, paranojake, psikopatike, shoviniste dhe klerofashiste, të cilat vazhdimisht kanë mbushur dhe çmendur shumicën e serbëve me urrejtje. për fqinjët e tyre shqiptarë, kroatë dhe boshnjakë dhe që i gënjejnë ata se janë një popull qiellor që kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan me fqinjët e tyre tokësorë, vendet me re fuqishme perëndimore në vend që ta sanksiononin Serbinë siç sanksionuan Gjermaninë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, duke i detyruar udhëheqësit e saj shtetërorë të detyronin njerëzit që mbështetën aktivisht Hitlerin në gjenocidet e tij më të tmerrshme në historinë e njerëzimit, të përballeshin me fajin e tyre, ato investuan më shumë në Serbi sesa në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku.

Sigurisht, një kriminel që nuk dënohet rëndë inkurajohet dhe nxitet të kryejë krime edhe më të mëdha dhe ne, të mbijetuarit e krimeve më të tmerrshme ndaj familjeve tona, këtë të vërtetë të hidhur e ndjejmë më së shumti në lëkurë dhe e përballojmë më së vështiri psikologjikisht.

Autorët e krimeve më barbare ndaj grave, vajzave dhe motrave tona, si dhe ndaj fëmijëve dhe pleqve tanë, u kthyen në Kosovë për të vazhduar të pinë gjak shqiptari dhe mënyra se si ranë në kurth është vullneti i Zotit, sepse edhe ai më në fund e pa që ne si popull dhe qeveria jonë që përpiqet të na mbrojë sa më mirë që mundet, jemi të rrethuar nga armiq të brendshëm dhe ndërkombëtarë, edhe pse nuk kemi dëmtuar askënd.

Dorën në zemër, Serbia i shkaktoi më së shumti dëme Kosovës me ndihmën e agjentëve të saj shqipfolës që hoqën kriminelët serbë të luftës nga lista e zezë.

Sepse ata jo vetëm që i hoqën nga lista e zezë, por edhe i lejuan dhe i inkurajuan të formonin një “listë të kriminelëve serbë,banditë, terroristë dhe grabitës të luftës dhe paqes" dhe së bashku me ta e kthyen veriun e Kosovës në Kazablanca të shërbimeve sekrete serbe dhe ruse dhe në një strehë të sigurt për krimin e organizuar, korrupsionin, terrorizmin, tradhtinë dhe pastrimin e parave përmes kompanive fiktive dhe makinerive që i konvertojnë ato në kriptovaluta.

Pra ndryshimi i shpejtë i retorikës së tyre pas këtij akti barbar terrorist nuk pinë fare ujë.

Sepse pikërisht ata liderë opozitarë që pas këtij akti terrorist ndryshuan retorikën e tyre për 180 gradë, bënë biznese të pista me këta terroristë dhe i pasuruan çmendurisht.

Dhe pikërisht ato para të pista i përdorën këtë terroristë për të financuar terrorizmin kundër popullit dhe shtetit të Kosovës.

Pra, mos lejoni që lotët e tyre të krokodilit t'jua zbusin zemrat, por gërdituni prej tyre si prej pisllëkut më të keq.

Sepse të sulmosh qeverinë e Kurtit vetëm pse mbron popullin dhe vendin nga riokupimi në rrethanat më të vështira ndërkombëtare që nga Lufta e Dytë Botërore, është jo vetëm çmenduri, por tradhtia më e rëndë dhe më e turpshme në historinë tonë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat