Ish-drejtori i Policisë: Po të shtinte Radojiçiqi drejt policëve, trupi i tij sot do të ishte në morgun e Prishtinës

Aktuale

Ish-drejtori i Policisë: Po të shtinte Radojiçiqi drejt policëve, trupi i tij sot do të ishte në morgun e Prishtinës

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 06:39
Rashit Qalaj

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se policia ka reaguar me shumë profesionalizëm gjatë sulmit terrorist që goditi ata në Banjskë, të dielën.

Sipas tij, nëse terroristët e vrarë do të dorëzoheshin, policia nuk do të gjuaje në drejtim të tyre.

E njëjta tha se do të vlente edhe nëse do të dorëzohej vetë kryeterroristi Radojiçiqi, i përfshirë në këtë sulm terrorist. Mirëpo, në anën tjetër, nëse Radojiçiqi do të gjuante me armë drejt policisë, Qalaj me shumë siguri tha se “sot do të ishte në morgun e Prishtinës”.

“Nuk po them që e kishin vra, nëse ai ishte dorëzu, se policët janë profesionalë. Nuk janë shku me vra, janë shku terroristat me i qit para drejtësisë, por iu ka imponu për shkak se ata kanë gjuajt për me vra policinë. Edhe me ligj të policisë është që ti duhesh me eliminu rrezikun.

“Po ta kishin pa, ta kishin njoftë edhe Radojiçiqin, dhe nëse ai nuk ishte dorëzu dhe do të kishte shti në drejtim të policisë, jam shumë i sigurt, më shumë se 100 përqind që trupi i tij do të ishte në murgun e Prishtinës sot”, deklaroi ai.

“Duhet me u kuptu që ngjarjet si kjo kanë për qëllim eliminimin fizik të shtetit të Kosovës, dhe nuk duhet me pasë dyshime”.

Si ish-drejtor i Policisë së Kosovës, Qalaj tha se urdhëri për të gjuajtur me armë, të dielën, nuk iu ka ardhur policëve nga jashtë. Ai tha se ata kanë vlerësuar vetë për ta eliminuar rrezikun, me miratim të komandantit taktik në terren.

“Vendimet për kyçje që e kanë bo njësia speciale atje për gjuajtje me armë nuk i merr as ministri as drejtori i policisë, as i operacionit. Vendimet për me eliminu kërcënimin e jep vetëm komandanti taktik që është në terren”.

“Asnjë njeri nuk ka mandat me urdhëru dikënd në atë situatë që është për me shtënë. Ata vendosin vetë. Është vetëm komandanti taktik që vendosin për me shti me zjarr. Që nga zyra nuk komandon askush”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat