Shtatë vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Prokuroria kritikohet për mosveprim

Aktuale

Shtatë vjet nga vdekja e Astrit Deharit, Prokuroria kritikohet për mosveprim

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 21:19
Astrit Dehari

Për pak ditë, bëhen 7 vjet nga vdekja e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Në heshtje janë institucionet e drejtësisë për hetimet ndaj këtij rasti.

Prokuroria Speciale, e cila e ka në kompetencë të saj këtë rast nuk iu është përgjigjur pyetjeve të televizionit.

Për mospunë të organeve hetuese, kritikat vazhdojnë nga përfaqësuesi i familjes Dehari, të cilët janë ende në pritje të një përgjigje për kërkesën për ndërrim të prokurorit të rastit.

Për angazhim në gjetjen e fajtorëve të vdekjes së Deharit, Lëvizja Vetëvendosje deklarativisht ishte zotuar ndër vite, madje edhe në fushata zgjedhore.

Veprimet e pushtetarëve, i arsyetoi avokati Tomë Gashi, duke thënë se ata kanë bërë gjithë çfarë është në kompetencë të tyre.

Nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me veprimet që lidhen me rastin Dehari, kanë thënë se duhet drejtuar kah Prokuroria Speciale.

Vitin e kaluar disa nga mostrat e Deharit u zhdukën në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për t’u kthyer më pas një pjesë e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat