Uji i papijshëm i Liqenit të Badocit, Deliu: Maltretimi i qytetarëve nuk mund të vazhdojë pambarim

Aktuale

Uji i papijshëm i Liqenit të Badocit, Deliu: Maltretimi i qytetarëve nuk mund të vazhdojë pambarim

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 15:51
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka zhvilluar një vizitë tek Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka zhvilluar një vizitë tek Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik lidhur me çështjen e ujit të Liqenit të Badocit i cili tash e disa kohë është i papijshëm e i papërdorshëm.

Në një postim në Facebook, Deliu ka thënë se në IKSHKP e kanë njoftuar se kaq gjatë uji nuk ka pasë mangan asnjëherë dhe se qytetarët duhet të kenë kujdes të veçantë , duke theksuar prindërit e fëmijëve nga zero deri në gjashtë vjeç

“Dhjetëra mijëra qytetarë të Prishtinës ka tri javë që nuk guxojnë ta përdorin ujin e Liqenit të Badovcit për pije dhe përgatitje të ushqimit. Sipas Institut Kombëtar të Shëndetësisë, del se ka vlera të rritura të Manganit, çka e bën atë të papërdorshëm.

Gjatë vizitës që kisha sot në IKSHKP, doktoresha Burbuqe Nushi më tregoi se kaq gjatë nuk ka pasur mangan asnjëherë. Sipas saj, kujdes të veçantë duhet të kenë prindërit e fëmijëve nga zero deri në gjashtë vjeç”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kërkuar që KRU “Prishtina” ta pastrojë sa më shpejt ujin.

“Megjithëse vlerat kanë rënë, uji vazhdon të mbetet i papërdoshëm e shpenzimet e qytetarëve të rriten. Institucionet përgjegjëse, përfshirë KRU “Prishtina”, duhet të bëjnë maksimumin për pastrimin e ujit të Liqenit të Badovcit sa më parë. Maltretimi i qytetarëve për ujë të pijes nuk mund të vazhdojë pambarim”, shkruan ajo tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat