Kurti në zbulimin e shtatores së Demaçit: Heroi mund të jetë i vetëm në jetë por nuk është kurrë jetim në histori

Aktuale

Kurti në zbulimin e shtatores së Demaçit: Heroi mund të jetë i vetëm në jetë por nuk është kurrë jetim në histori

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 13:31
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në ceremoninë e zbulimit të shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi tha e sot “jemi mbledhur për një homazh më shumë e për një imazh më të ngurtë të njeriut tonë të madh politik Adem Demaçi”.

“Personalitet unik në veprimin dhe me gjuhën e tij në vetmohimin për të tjerët dhe në shqipen tonë të dashur. Na nevojitet një homazh i thellë për një shpirt kaq gjithëpërfshirës, ngase u desh një guxim i  madh për ta mbajtur një shpirtë kaq të lirë. Lipset një vetëdije paskaje për ta mbajtur një dije të pa etur. Ne urojmë që monumenti ynë kushtuar heroit tonë të mendimit të lirisë, të jetë edhe kullë edhe gjuhë sipas kërkesës së furishme të vet Adem Demës, drejtuar kryekomandantit Adem dhe Jasharajve”.

“Heroi mund të jetë i vetëm në jetë por nuk është kurrë jetim në histori. Me këtë intuit që përbashkon poetin dhe luftëtarin, vullneti i Adem Demacçt e mbanë lehtë një të tretën e jetës në burg”, tha Kurti.

Derisa theksoi se veprimtari Adem Demaçi e ndau peshën e burgut me mendjen e të mëdhenjëve të kombit shqiptar, andaj burgu sipas tij, nuk iu duk i rëndë.

“Adem Demaçi e ngreh lirinë e vet mbi gjerësinë e trojeve, mbi gjeorgafinë e vullnetit njësoj si Ndre Mjeda kur ky i thërriste shqipes me i shku maleve përreth që i ka Shqipnija, për me e pa se nga cila anë vinte liria. Adem Demaçi e ndau peshën e burgut me mendjen e të mëdhenjëve të këtij kombi, andaj burgu nuk iu duk i rëndë”, shtoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat