“Krim i tmerrshëm”, reagon presidentja Osmani pas vrasjes së Liridona Murselit, vjen me një kërkesë urgjente

Aktuale

“Krim i tmerrshëm”, reagon presidentja Osmani pas vrasjes së Liridona Murselit, vjen me një kërkesë urgjente

Nga: A.M. Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 13:24
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vrasjes tragjike të Liridona Ademajt.

Osmani përmes një postimi në Facebook kërkoi që ky krim monstruoz ta marrë dënimin e merituar.

Ajo vlerësoi se është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të përballen me dënimet më të ashpra.

“Ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, i cili pasqyron peshën e kësaj vepre makabre penale.

Në këto momente të rënda për gjithë vendin tonë, ndajmë dhimbjen me familjen e Liridonës, e në veçanti me fëmijët e saj të cilët humbën nënën e tyre të shtrenjtë në rrethanat më monstruoze të mundshme”, shkroi ndër të tjera, presidentja Osmani, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vrasja e Liridona Ademajt është krim monstruoz që duhet të marrë dënimin e merituar.

Femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive.

Prandaj, është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.

Ky krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin, i cili pasqyron peshën e kësaj vepre makabre penale.

Në këto momente të rënda për gjithë vendin tonë, ndajmë dhimbjen me familjen e Liridonës, e në veçanti me fëmijët e saj të cilët humbën nënën e tyre të shtrenjtë në rrethanat më monstruoze të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat