LDK: Rezultatet e PISA-s shqetësuese, arsimi s’është prioritet i qeverisë

Aktuale

LDK: Rezultatet e PISA-s shqetësuese, arsimi s’është prioritet i qeverisë

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 11:48
Jehona Lushaku

Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka kritikuar Ministrinë e Arsimit mbi vlerësimin PISA-a, që të martën ka publikuar rezultatet e testimit për vitin 2022.

“Të dhënat janë tepër shqetësuese, kur nxënësit tanë tregojnë rezultate të dobëta në matematikë e shkencë”, ka thënë Jehona Lushaku.

Ajo tutje theksoi se si LDK shohin një dështim në mënyrën e bashkëorganizimit nga MASHTI të testit Pisa.

“Ka dështuar si ministri të adaptojë rrethanat ku nxënësit tanë do të tregonin rezultate më të mira”, ka shtuar Lushaku.

Sipas saj, LDK vlerëson se MASHTI ka dështuar në organizimin e testeve kombëtare dhe se arsimi nuk është prioritet i kësaj qeverie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat