Kaçaniku për qeset e plastikës: Udhëzimi ka nisur mbrapsht për interesa personale

Aktuale

Kaçaniku për qeset e plastikës: Udhëzimi ka nisur mbrapsht për interesa personale

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 09:18
Selatin Kaçaniku

Udhëzim Administrativ të mbrapsht e quajnë nga Shoqata “Konsumatori”, Udhëzimin për ndalimin e përdorimit të qeseve të plastikes.

Kjo sipas kryetarit Selatin Kaçaniku pasi që nuk janë ftuar fare në diskutim.

“Ky udhëzim administrativ është marr pa diskutim publik, pa debat, pa marrëveshje, me grupin kryesor të interesit, pa qytetarin konsumatorë të cilët po e obligojnë me 5 cent me ble qese. Është nis mbrapsht, dikush ka pas interesa të mbrapshta”, u shpreh ai.

Ai thotë që Qeverisë po i përshtatet që qytetari mos me reagu.

“Po shpresojmë që këta do t’i hapin sytë. Por si duket këta jo vetëm që janë qorru por këta po iu konvenon se nëse qytetari kish me qenë sy qel këta nuk kishin me mujt kurrgjë me bë”, tha ai.

Kujtojmë se përdorimi i qeseve të plastikës falas tash e tutje do të jetë i mundur vetëm për qeset që përdoren për fruta nga 0 deri në 25 micron.

Ndërkohë, në Udhëzimin Administrativ për qesen e plastikës, qeset nga 25 deri në 50 micron do të kushtojnë 5 cent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat