“Kur do ta njohë Ukraina Kosovën?” - Eksperti Shtuni tregon momentin

Aktuale

“Kur do ta njohë Ukraina Kosovën?” - Eksperti Shtuni tregon momentin

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 01:04
Eksperti i Sigurisë, Adrian Shtuni

Eksperti i Sigurisë, Adrian Shtuni, është shprehur se Ukraina në pozitën aktuale që ndodhet, teksa është në luftë me Rusinë, nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Komentet Shtuni i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se pas luftës dhe zgjidhjes së problemeve territoriale me Rusinë, Ukraina nuk ka arsye të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu ai tha se kjo është një çështje që i përket të ardhmes dhe shtoi se besonte se Ukraina pas disa kohësh, do e shihte me sy pozitiv njohjen e Kosovës, edhe për shkak të ndihmës pa rezerva që Prishtina dhe Tirana kanë dhënë ndaj Kievit.

“Ukrainë është në një pozit të vështirë, sepse është në mes të luftës dhe po përpiqet të mbajë ekuilibra që janë të vështirë. Nuk do të ishte objektive që të kishim pritshmëri që Ukraina do e njohë Kosovën në këto rrethana ku ndodhet.

Por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet ta kërkojmë njohjen e Kosovës. Ukraina ka debate të hapura me Rusinë, për arsye të territoreve dhe ka aty aspekte të ndryshme, që kërkojnë të konsiderohen në shumë plane. Prandaj thashë se në këtë moment duke qenë se është në luftë, është një moment delikat dhe nuk është çështja se nuk do Ukraina ta njohë Kosovën.

Unë kam përshtypjen se Ukraina nuk do të ketë arsye që të mos e njohë Kosovën, nëse zgjidhet çështja me Rusinë. Nuk kam dyshim që Ukraina do e shohë me sy pozitiv njohjen e Kosovës. Është një çështje që i përket të ardhmes”, tha Shtuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat