Kabashi: Po shihemi si pengues të dialogut

Aktuale

Kabashi: Po shihemi si pengues të dialogut

Më: 12 mars 2024 Në ora: 08:40
Bekim Kabashi

Vizita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Prishtinë, po shihet nga analisti politik, Bekim Kabashi si tregues i qartë i përkushtimit dhe vendosmërisë për zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Kabashi për Eo thotë se Qeveria e Kosovës ka nxjerrë tema që pengojnë implementimin e marrëveshjes së Brukselit.

Ai thotë se çështja e dinarit e ka bërë që këtë herë Kosova të akuzohet drejtpërdrejtë si penguese e dialogut Kosovë-Serbi.

“Vizita e të dërguarit speciale të ShBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar në Kosovë por edhe në pjesë të rajonit tregon përkushtimin dhe vendosmërinë e ShBA-ve për dërgimin  para dialogun Kosovë-Serbi, i cili lidhet direkt me paqen rajonale jo vetëm mes dy shteteve. Në një situatë kur dialogu ka ngecur dhe nuk po procedon përpara, vazhdon të jetë kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare që të kalohet ky ngërç, fatkeqësia është që Kosova po llogaritet penguese e këtij procesi duke nxjerrë tema të caktuara, këtë rast e kemi dinarin, herën e kaluar targat, zgjedhjet në veri të cilat janë kundërshtuar nga ShBA-të në formën se si është marrë vendimmarrja nga ana e Kosovës e aq më tepër kjo e dinarit ku po akuzohet Kosova drejtpërdrejtë, që nuk po tregohet partner i denjë me ShBA”, u shpreh ai.

Kabashi është skeptik për mundësinë që këtë vit të përfundojë dialogu me Serbinë. Përmend edhe zgjedhjet në Bashkimin Evropian dhe ShBA si “pengese e radhës”.

“Dialogu Kosovë-Serbi është proces që po zgjat më shumë se një dekadë ndërsa me Qeverinë Kurti ne e kemi parë pavarësisht se në fillim është dukur në fillim se po shkon drejt nxjerrjeve të rezultateve konkrete pasi që kemi pasur marrëveshje me Brukselin dhe aneksin e Ohrit ku palët u duk se u pajtuan që mund ta qojnë procesin në një pikë ku mund te ketë një marrëveshje mes dy vendeve. Tani jemi në një fazë kur Bashkim Evropian pritet të shkoj në zgjedhje të brendshme e pastaj në fundvit SHBA-të dhe kjo është një tregues se mund të dështoj ky proces si shkak i dy shtytëseve kryesor që procesin mund ta dërgojnë kohë e aq më tepër kur këto dy palë nuk kanë interes për ta quar para këtë proces”, thotë ai.

Kabashi ka folur edhe për Rregullore e re të Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin serb. Thotë se pala e Kosovës ka nxjerrë këtë temë për ta penguar implementimin e marrëveshjes së Brukselit.

“Është tregu vazhdimisht që ShBA-të të me presionin e tyre kanë arrit me i zgjedh disa tema nëse ka pasur ngecje në të, në këtë rast presioni e mesazhet do të jenë të qarta. Ne kemi vizitën edhe Lajçakut, mendoj se do gjendet ndonjë zgjidhje edhe për dinarin sepse nuk është temë që s’mund të gjej një zgjidhje kalimtare, sepse ndërkombëtarët s’kanë kërkuar vazhdimisht që në Kosovë të mbes dinari si valutë zyrtare në atë pjesë ku përdoret nga serbët lokal por të gjendet një periudhë tranzitore, si një marrëveshje se si do transferohen ato mjetet nga Serbia në Kosovë dhe kjo mendoj që lidhet me dialogun e me tema me të rëndësishme si ajo e asociacionit, andaj për këtë arsye qeveria e Kosovës ka nxjerr tema si kjo e dinarit për të penguar implementimin e marrëveshjes së Brukselit e aneksit të Ohrit të lidhur me asociacionit dhe kam bindjen që palët do pajtohen e gjej një zgjidhje”, thotë Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat