Elezi zbulon kush e filmoi momentin e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën

Aktuale

Elezi zbulon kush e filmoi momentin e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën

Më: 22 mars 2024 Në ora: 14:11
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka zbuluar se kush e filmoi momentin e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën.

Në emisionin “Kosova today”, ai tha se kjo video të cilën e ka publikuar kryeministri Albin Kurti, nuk është e ditëve të fundit.

Siç tha ai, regjistrimin e videos e ka bërë njësia e KFOR-it turk.

“Nuk jam i sigurt nëse komandanti i KFOR-it ia ka dhënë kryeministrit apo e ka marr përmes njësive të KFOR-it turk”, u shpreh Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat