Kurti kujton ushtarët amerikanë: Nderojmë rolin e Ushtrisë së SHBA-së

Aktuale

Kurti kujton ushtarët amerikanë: Nderojmë rolin e Ushtrisë së SHBA-së

Më: 27 maj 2024 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Përkujtimeve për ushtarët e rënë amerikanë, ka kujtuar rolin e rëndësishëm të SHBA-së në ndalimin e gjenocidit në Kosovë në vitin 1999.

Në një postim në platformën “X”, Kurti ka përmendur edhe rolin e Ushtrisë së SHBA-së si garantuese e paqes në Ballkanin Perëndimor. 

“Në këtë Ditë të Përkujtimeve, ne bashkohemi me SHBA-në në kujtimin e ushtarëve amerikanë që dhanë jetët e tyre në mbrojtje të lirisë, barazisë dhe demokracisë.

Ne po ashtu nderojmë rolin e pazëvendësueshëm të ushtrisë së SHBA-së në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999 – dhe rolin e saj të vazhdueshëm si garantuese e paqes në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti në platformën “X”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat